Roma ka marrë një fitore mjaft të rëndësishme në një transfertë shumë të vështirë në Bolonja, ndaj skuadrës së drejtuar nga Mihajlovic.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa 45 minutat e dyta nisën me një gol fantastik nga Kolarov me goditje dënimi.
Bolonja arriti të reagojë menjëherë dhe Sansone barazoi rezultatin duke kthyer në gol një 11-metërsh.
5 minuta para fundit të ndeshjes, Roma mbeti edhe me një lojtar më pak pas ndëshkimit me kartonin e kuq të Mancinit. Kur të gjithë menduan se ndeshja u mbyll në barazim, i përhershmi Dzeko del në skenë dhe shënon golin e fitores për kryeqytetasit në minutën e katërt të shtesës, duke i shkaktuar humbjen e parë Bolonjës së Mihajlovic.
Ndërkohë, Napoli nuk e pati aspak të vështirë të fitonte në transfertë ndaj Leçes me rezultatin 1-4. Për skuadrën e drejtuar nga Ancelotti, Llorente shënoi dy gola, ndërsa realizuan edhe Insigne e Ruiz. (A2 Televizion)