Rihapet Taj Mahal, do të lejohen vetëm 5 mijë vizitorë në ditë

Nga A2 CNN
21 Shtator 2020, 14:55 | Lifestyle

Një nga atraksionet më të vizituara të Indisë është rihapur për vizitorët duke nisur nga kjo e hënë. Taj Mahal ka rihapur dyert për miliona turistë që e vizitojnë vendin e shenjtë çdo vit, pas mbylljes për më shumë se 6 muaj që nga shpërthimi i pandemisë.

Çdo ditë, 5 mijë turistë pritet të mbërrijnë aty çdo ditë për ta vizituar, për shkak të masave kufizuese, duke nisur nga ruajtja e distancës sociale.

Përpara pandemisë, monumenti aq shumë i dashur nga vizitorët vendas e të huaj, priste thuajse 70 mijë vizitorë në ditë gjatë fundjavës dhe 40 mijë gjatë ditëve të javës.

Vendimi për të rihapur Taj Mahalin u mor nga qeveria, pavarësisht raportimeve ditore që flasin për rritje të frikshme të numrit të rasteve të reja, por autoritetet shëndetësore në Indi, një nga vendet më të goditura nga Covid-19 pas Amerikës dhe Brazilit, thonë se po bëjnë gjithçka për të shmangur një shpërthim potencial.

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos