Shumë shpejt do të kthehet në treg Suzuki Hayabusa, motori ikonë i shpejtësisë, që detyroi markat japoneze që të vetëkufizojnë prodhimet e tyre deri në 300 km/h. Prezantimi i këtij motori parashikohet që të ndodhë në fillim të shkurtit.
Suzuki Hayabusa “lindi” në vitin 1999 për të rivalizuar Honda SuperBlackbird dhe Kawasaki Ninja ZX-12R, ndërsa sot, ky motor do të kthehet me qëllimin e vetëm për të rimarrë fronin e motorit më të shpejtë në botë.
Suzuki publikoi një video të shkurtër në rrjetet sociale, ku, pavarësisht se tregoi shumë pak nga mjeti i ri, zhurma e motorit të tij në shpejtësi maksimale bën të qartë se bëhet fjalë për diçka unike. (A2 Televizion)