






Pas dy vitesh kufizime për shkak të koronavirusit, çiftet debutuese më në fund patën mundësinë të kërcenin vals në Operën Shtetërore të Vjenës gjatë Ballos vjetore të Operas. Një mbrëmje gala magjepsëse, me shfaqje operash dhe baleti, shënoi një kthim në normalitet pas viteve të pandemisë dhe ndihmoi në mbledhjen e fondeve për austriakët në nevojë.
“Gjithçka ka ndryshuar, por prapëseprapë është mirë të ktheheni në normalitet”, tha Alexander van der Bellen, Presidenti Federal i Austrisë.
Balloja filloi tradicionalisht me hyrjen e Komitetit të Zonjave të Reja dhe Zotërinjve të Rinj - rreth 150 çifte debutuese të moshës nga 18 deri në 25 vjeç të cilët kishin bërë prova për muaj të tërë për t'u përgatitur për këtë event.
Balloja e parë, e njohur si Ballo e Operas, u mbajt në vitin 1935. Ka pasur disa ndërprerje që atëherë, por që nga viti 1956 është anuluar vetëm tri herë - në 1991 për shkak të Luftës së Gjirit, dhe në 2021 dhe 2022 për shkak të pandemisë së koronavirusit. (A2 Televizion)