Britanikët kanë shijuar “rikthimin e lirisë” duke mbushur pubet dhe baret në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.
Të rinjtë janë fotografuar duke vërshuar në klube nate dhe duke injoruar reshjet e shiut dhe motin e ftohtë.
Me rikthimin në normalitet pas një izolimi të ashpër për shkak të pandemisë së koronavirusit, pubet, kafenetë e restorantet shërbejnë brenda dhe jashtë.
Megjithatë, ekspertët këshillojnë qytetarët të tregojnë kujdes, ndërsa përhapja e variantit të zbuluar në Indi mund të vonojë rihapjen e madhe të parashikuar më 21 qershor. (A2 Televizion)