Rira: Punonjësve të administratës po u bëhet shantazh, u kërkohen listat e votuesve

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2021, 10:41 | Aktualitet

Kandidatja e Lëvizjes Socialiste për Integrim në zgjedhjet e 25 prillit për zonën e Përrenjasit, Miranda Rira, thotë në Ditarin e A2 se Partia Socialiste po ushtron presion te zgjedhësit e zonës së saj elektorale, sidomos në zonat rurale, për të përfituar padrejtësisht. “Nuk ka asnjë sektor publik, shëndetësi, ujësjellësi, e të tjerë, ku punonjësve u është kërkuar të dorëzojnë listat. Në terren ndihet një frikë nga njerëzit për të shprehur mendimin e tyre. PS ka krijuar një rrjet të tërë, ka penetruar në të gjithë sektorët”, thotë Rira. Ndiqni intervistën e plotë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos