
Kombëtarja shqiptare ka dyfishuar avantazhin ndaj Bjellorusisë në ndeshjen e fundit të Grupit C1 në Ligën e Kombeve. Në minutën e 57-të, ishte kapiteni Elseid Hysaj që dërgoi topin në rrjetë, duke çuar rezultatin në 0-2 për kuqezinjtë.
Goli i dytë erdhi pas një goditjeje pa shumë pretendime, e cila përfundoi në rrjetën e portës bjelloruse, duke i dhënë Shqipërisë një avantazh të rëndësishëm në këtë përballje.
Kujtojmë se kuqezinjtë e mbyllën pjesën e parë në avantazh 0-1, falë golit të Rey Manajt në minutën e 28-të. Sulmuesi shqiptar u tregua i saktë përballë portës kundërshtare, pavarësisht protestave të futbollistëve bjellorusë. (A2 Televizion)