Aksidenti dramatik në NASCAR i pilotit Ryan Newman (makina me numër 6) në Daytona 500. FOTO: USA TODAY Alpinisti Kilian Journet, në malet e Norvegjisë. FOTO: REUTERS Një indian mysliman gjatë një rituali fetar për festivalin Urs, në Ajmer, Rajasthan. FOTO: GETTY IMAGES Dagmar Turner, 53 vjeç, luan në violinë ndërkohë që i nënshtrohet një operacioni në tru. FOTO: REUTERS Fëmijë sirianë të larguar nga shtëpitë e tyre qëndrojnë në një kamp në kufi me Turqinë. FOTO: GETTY IMAGES Një luftëtar sirian, i grupimeve të mbështetura nga Turqia, përgatitet përnjë kundërofensivë ndaj forcave qeveritare siriane në periferi të Alepos. FOTO: GETTY IMAGES Manila: Industria e turizmit në Filipine parashikon që do të humbasë 487,3 milionë euro nga pezullimi i fluturimeve me Kinën për shkak të koronavirusit. FOTO: EPA Stërvitje ekstreme në Dolomite, në Malga Ciapela, Itali. FOTO: REUTERS Pamje spektakolare e malit Yotei, në Hokaido, Japoni. FOTO: AP Një qen luan me kamerën në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan. FOTO: AP Qyteti historik i Alepos fotografuar nga avioni, kur fluturimet rinisën pas 9 vitesh ndërprerje për shkak të luftës. FOTO: REUTERS
(A2 Televizion)