Rizgjimi i tërmetit të madh në Durrës

Nga A2 CNN
31 Dhjetor 2019, 14:55 | Aktualitet

Agimi i 26 nëntorit ishte një prej më mizorëve në historinë moderne të shqiptarëve, por durrsakët përjetuan tmerrin e vërtetë të tërmetit. Epiqendra ishte në bregdet dhe drejtimi shkonte drejt Shkodrës. Tirana dhe Lezha u lëkundën gjithashtu , por ekipet e mjekëve dhe zjarrfikëseve u përqendruan në Durrës. Të dhënat satelitore flasin për ngritje të nivelit të Durrësit. Por a rrezikon qyteti bregdetar nga kjo zhvendosje? Momentalisht mijëra durrsakë po qëndrojnë në qendrat e grumbullimit, derisa banesat e tyre të riparohen apo ndërtohen nga e para. Viktima pati edhe në Thumanë, si pasojë e shembjes së pallateve, ku shkak kryesor mbetet cilësia e dobët e ndërtimit, siç pohon edhe ky ish i burgosur politik që punoi atje. Tashmë 2020-a është viti i rindërtimit të asaj pjese të Durrësit që u trondit nga rizgjimi i tërmetit që ishte harruar prej 1 shekulli. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos