Roberto Mancini, trajner i Italisë deri në Botërorin e vitit 2026

Nga A2 CNN
17 Maj 2021, 22:55 | Futboll
Roberto Mancini, trajner i Italisë deri në Botërorin e vitit 2026

Italia i beson drejtimin e përfaqësueses Roberto Mancinit deri në Botërorin e vitit 2026, që do të luhet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Trajneri aktual i “axurrëve” ka zgjatur kontratën me Federatën Italiane të Futbollit, duke u shprehur shumë i lumtur.

“Është një projekt afatgjatë, duam që t’i dhurojmë kënaqësi tifozëve tanë. Ky është objektivi ynë. Në këto dy vite jemi përmirësuar dhe mund të përmirësohemi edhe më shumë. Nuk kishte arsye pse të mos e vijonim bashkë aventurën”, tha Mancini pas firmosjes së kontratës së re.

Roberto Mancini u emëruar trajner i Italisë në 14 maj 2018, duke zëvendësuar trajnerin e përkohshëm Luigi Di Biagio, i cili kishte zënë vendin e Giampiero Venturës, pasi Italia nuk u kualifikua dot në Botërorin e vitit 2018. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos