Shtohen pikëpyetjet rreth së ardhmes së Cristiano Ronaldos te Juventusi. Spekulimet shtohen, jo thjesht prej sezonit zhgënjyes të bardhezinjve, por edhe për një detaj i cili nuk mund të anashkalohet.
Sipas asaj që shihet në video, është dokumentuar që gjatë natës të së dielës me të hënën, ylli i futbollit ka zhvendosur shtatë makinat e tij luksoze me kamionë. Kompania portugeze, e cila ka transportuar automjetet me vlerë miliona euro, ka seli në Lisbonë dhe është mjaft e njohur në fushën e transporteve.
Vendimi i Cristiano Ronaldos për të larguar makinat e tij nga Torino duket se është vetëm konfirmimi i lamtumirës së Juventusit. Tre vjet më parë, marrëveshja me bardhezinjtë u konfirmua pikërisht me transportimin e automjeteve lukzoze në qytet. Sulmuesi largohet, pasi nuk arriti ta udhëhiqte skuadrën drejt triumfit në Champions League. (A2 Televizion)