“Robo-Ronaldo” pushton rrugët e qytetit italian

Nga A2 CNN
25 Janar 2020, 19:17 | Lifestyle

Një statujë e madhe e futbollistit portugez Cristiano Ronaldo ka “pushtuar“ rrugët e qytetit të vogël italian të Viareggio gjatë karnavaleve.

Statuja e sulmuesit të Juventusit ishte konceptuar në formë roboti dhe duhet thënë që ngjante shumë herë më mirë nga busti që kanë vendosur për nder të tij në qytetin e lindjes në Madeira.

Karnavalet e Viareggios janë një event shumë i rëndësishëm në zonën e Toskanës dhe ato ndiqen nga qindra mijëra njerëz. Gjatë festimeve, organizatorët, përveç kostumeve shumë ngjyrëshe dhe maskave, krijojnë dhe statuja të njerëzve të rëndësishëm si politikanë apo sportistë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos