Shprehja “të derdhet vera lumë” bëhet realitet

Nga A2 CNN
24 Janar 2020, 17:53 | Lifestyle
Shprehja “të derdhet vera lumë” bëhet realitet

Një përrua, pranë një vreshti në qytetin Sonoma, në Kaliforni, tashmë është më i rafinuar pas më shumë se 360 mijë litra verë e kuqe u derdhën mbi të.

Zyra guvernatorit për Shërbime e Emergjencës bën me dije se fajtor për këtë ishte shpërthimi i derës së një prej depozitave që përdorej për fermentimin e verës në vreshtin “Rodney Strong”.

https://www.youtube.com/watch?v=MGbVuLTXBHU

Autoritetet ndërhynë menjëherë dhe bën të mundur bllokimin e rrjedhjes së verës, megjithatë një sasi e madhe e saj rrodhi në lumin Rus, i cili derdhet në veri të Oqeanit Paqësor.

Nuk raportohet për ndonjë emergjencë mjedisore, por aciditeti i verës mund të vrasë insektet me të cilat ushqehen peshqit në këtë lumë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos