Ronaldo nis stërvitjen në stadiumin e Madeiras

Nga A2 CNN
10 Prill 2020, 10:47 | Futboll
Ronaldo nis stërvitjen në stadiumin e Madeiras

Prej më shumë se një muaj ndeshjet e futbollit janë ndërprerë për shkak të pandemisë koronavirus dhe të gjithë janë duke pyetur se kur do të rinisë aktiviteti më i ndjekur sportiv në të gjithë botën.  

Skuadra e Juventusit u ka kërkuar lojtarëve të saj që të rikthehen pas Pashkëve dhe Cristiano Ronaldo dëshiron të paraqitet në formën e tij më të mirë fizike.

Sulmuesi është fotografuar së fundmi duke u stërvitur në stadiumin e Madeira dhe për këtë arsye ka lënë shtëpinë e tij në Funchal, ku ai kaloi izolimin me familjen e tij, për t’u transferuar në një vilë luksoze në Caniçal, e cila ofron më shumë hapësirë dhe privatësi.

Gazeta “Correio de Manha” zbulon se Ronaldo i është akomoduar në një shtëpi (qiraja e së cilës nis nga 4,000 euro në javë) e pajisur me pesë dhoma gjumi, një dhomë lojërash për fëmijët, një palestër, një pishinë dhe mbi të gjitha një kopësht të madh, ku ai mund të stërvitet.

Dnoticias.pt tregoi edhe pamjet e stërvitjes së sulmuesit në stadiumin Madeira, i hapur posaçërisht për të nga presidenti i klubit të Desportivo Nacional. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos