Rrëfehet dëshmitarja e masakrës së Teksasit: Agresori ishte i qetë dhe gjakftohtë

Nga A2 CNN
5 Gusht 2019, 12:18 | Bota
Rrëfehet dëshmitarja e masakrës së Teksasit: Agresori ishte

21-vjecari që vrau 20 vetë në një dyqan të Teksasit, dukej si personi më i qetë i mundshëm, sipas një prej viktimave të tij.

Duke folur nga shtrati i spitalit, Maribel Latin tha për mediat se Patrick Crusius iu ishte afruar me gjakftohtësi dhe më pas kishte hapur zjarr.

https://a2news.com/2019/08/04/sulmi-vjen-si-pergjigje-ndaj-pushtimit-hispanik-te-teksasit-deklarata-e-semure-e-21-vjecarit-kunder-meksikaneve/

“Papritur, ndërsa ishim duke qeshur e duke u argëtuar, dëgjuam zhurmën e të shtënave, por nuk e dinim ende që ishin plumba. Mendova se dikush po hidhte fishekzjarre në rrugë. Më pas, e kuptuam se bëhej fjalë për të shtëna me armë. Filluam të bërtisnim dhe u shtrimë në tokë. Nuk dinim ku të shkonim... nga të dilnim. U fsheha pas një makine që gjendej atje dhe pashë të riun që po na qëllonte. E pashë teksa rimbushte karikatorin dhe ecte me gjakftohtësi drejt nesh. Qëlloi 8 herë dhe m’u desh të shtiresha si e vdekur. Ai dukej si personi më i qetë kisha parë ndonjëherë”, tregoi nga shtrati në spital Maribel Latin.

https://youtu.be/KAKBVdyW4rQ

Patrick Crusius vrau 20 persona dhe plagosi 26 të tjerë pas të shtënave me armë zjarri në El Paso të Teksasit (SHBA). (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos