Rrëfehet Kim Kardashian, zbulon vështirësinë e saj më të madhe në jetë: Ka net që qaj para se të fle

Nga A2 CNN
22 Maj 2023, 19:57 | Lifestyle
Rrëfehet Kim Kardashian, zbulon vështirësinë e saj më

Të qenit nënë është “një punë” e vështirë për këdo, edhe nëse je si Kim Kardashian, që ka të punësuar një “ushtri” pas. Ylli i famshëm ka zbuluar se ka momente që i duket aq e vështirë si proces saqë shpërthen në të qara para se të fle.

“Është gjëja më e vështirë. Ka net që qaj para se të shkoj për të fjetur”, tha ajo në një intervistë televizive.

Ajo shtoi se fëmijët e saj kanë personalitet krejtësisht të ndryshëm dhe shpesh zihen me njëri-tjetrin.

“Shpesh më duhet të luaj policin e mirë ose policin e keq. Të jesh prind është vërtet e vështirë. Vetëm kështu mund ta përshkruaj”, u shpreh Kim, megjithatë shtoi se kjo është “puna më shpërblyese në të gjithë botën ”.

“ Nuk je kurrë i përgatitur. Nuk ka asgjë që mund t'ju përgatisë për këtë përvojë. Jeni krenar që ia keni dalë edhe një ditë tjetër ”, tha ylli televiziv në mbyllje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos