Rrëshqitja e dheut zhduk lagjen

Nga A2 CNN
16 Mars 2022, 20:56 | Bota

Rrëshqitjet e dheut kanë shkatërruar një lagje të tërë në një zonë rurale të provincës Pataz në Peru.

Autoritetet raportojnë momentalisht për një viktimë, ndërkohë që dhjetëra të tjerë mendohet të jenë bllokuar në banesat e tyre.

Momenti i frikshëm i rrëshqitjes së shpatit të malit është kapur nga një kamera sigurie dhe është përhapur me shpejtësi në internet.

Ndërkohë që ekipet e shpëtimit kanë nisur operacionin e tyre në garë me kohën për gjetjen e të mbijetuarve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos