Kreu i NATO-s: Jemi të bashkuar, forcojmë mbrojtjen në Europën Lindore

Nga A2 CNN
16 Mars 2022, 17:25 | Bota
Kreu i NATO-s: Jemi të bashkuar, forcojmë mbrojtjen në

Aleatët e NATO-s mbeten të bashkuar në mbështetjen për Ukrainën. Në takimin e parë të ministrave të mbrojtjes që kur Rusia nisi ofensivën ushtarake në Ukrainë, sekretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg tha se liderët perëndimorë i kishin ofruar sasi të mëdha mjetesh ushtarake Kievit.

Shtetet anëtare pritet të angazhohen për të dërguar më shumë armë, ndërsa sulmet ruse ndaj qyteteve ukrainase vazhdojnë.

Zyrtarë dhe diplomatë të cituar nga BBC thonë se aleanca do të udhëzojë komandantët ushtarakë të hartojnë planet mbi mënyra të reja për të frenuar Rusinë. Mes tyre mund të përfshihet dërgimi i më shumë trupave dhe sistemeve të mbrojtjes raketore në Europën Lindore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos