
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se nuk është kontaktuar as nga Vetëvendosje e as nga LDK për t’u bërë pjesë e koalicionit për bashkëqeverisje. Ai dha alarmin se shteti mund te falimentojë nëse nuk formohet ekzekutivi i ri deri në prill, pasi nuk ka instrumente ligjore që i lejojnë atij të aprovojë buxhetin e ri.
“Për më 1 prill nuk ka instrumente të tjera ligjore të funksionimit të shtetit në kuptimin financiar, jo vetëm që bankrotojmë por dështojmë krejtësisht. Deri më 1 prill, është fundi”, tha Haradinaj.
Sipas ligjeve të Kosovës, 1/12 e buxhetit paraprak aktivizohet me automatizëm për muajin janar dhe shkurt, ndërkohë për muajin mars, nëse nuk votohet buxheti i vitit 2020, atëherë mund t’i kërkohet Kuvendit të Kosovës të vazhdohet buxheti paraprak edhe për muajin e tretë. (A2 Televizion)