Rrëzohet avioni ukrainas në lindje, Rusia bombardon 58 objektiva

Nga A2 CNN
22 Prill 2022, 11:26 | Bota
Rrëzohet avioni ukrainas në lindje, Rusia bombardon 58 objektiva

Ushtria ruse bëri me dije se gjatë natës së fundit dhe orëve të para të mëngjesit të së premtes ka bombarduar 58 objektiva ushtarake në Ukrainës.

Mes objekteve të bombarduara mësohet se ka pasur baza të furnizimit të trupave me naftë dhe municione, por ende nuk raportohet për fatalitete.

Sipas ushtrisë ruse, në disa prej sulmeve ajrore janë përdorur predha me precizion tepër të lartë.

Ndërkohë, Ukraina bën me dije se një avion i ushtrisë është rrëzuar në lindje të vendit dhe mendohet të ketë disa viktima.

Avioni ushtarak AN-26 u rrëzua në orët e para të mëngjesit në distriktin e Vilnia në rajonin e Zaporizhzhia. Sipas të dhënave zyrtare, avioni pësoi defekt, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbulimin e rrethanave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos