Rritet frika për një valë të dytë koronavirusi në Kinë

Nga A2 CNN
19 Prill 2020, 17:40 | Bota
Rritet frika për një valë të dytë koronavirusi në

Raportimet për shumë raste të reja me koronavirus në Henan të Kinës kanë rritur frikën për një valë të dytë të Covid-19 në vendin aziatik.

Sipas “Daily Express”, bëhet fjalë për shumë raste të reja mes stafit mjekësor të spitalit të Jias. Njëri prej anëtarëve të stafit u kthye nga vetëkarantinimi 14-ditor pasi kishte qenë në Wuhan.

Lajmi për një vatër tjetër koronavirusi vjen pasi në 18 prill, Kina raportoi 16 raste të reja me koronavirus.

Autoritetet e Jias në Henan kanë marrë menjëherë masat duke kufizuar udhëtimet, ndërsa për banorët e zonës është kërkuar që të mbajnë maska dhe doreza kur dalin jashtë. Gjithashtu, bizneset në Jia janë mbyllur, përveç supermarketeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos