
Numri i viktimave nga koronavirusi është rritur në 24 orët e fundit në Itali, ku humbën jetën 92 persona, nga të cilët 34 ishin vetëm në zonën e Lombardisë.
Një ditë më parë, u raportuan vetëm për 50 të vdekur, por nuk pati shifra nga Lombardia, që është edhe rajoni më i goditur nga Covid-19.
Rastet e reja në 24 orët e fundit në Itali ishin vetëm 300, duke pësuar një rënie të madhe krahasuar me një ditë më parë, kur ishin 531. (A2 Televizion)