Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Turqi, 3 persona shpëtohen pas 17 orësh

Nga A2 CNN
31 Tetor 2020, 08:31 | Bota
Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Turqi, 3 persona

Ka shkuar në 25 të vdekur dhe mbi 800 të plagosur bilanci në Turqi  i tërmetit të rëndë që goditi një ditë më parë Egjeun.

Ndërkohë operacioni i kërkim shpëtimit nuk u ndërpre për asnjë moment në Izmirin e goditur, duke bërë të mundur që të shpëtoheshin me dhjetëra persona të mbetur nën rrënoja. Tre personat e fundit u shpëtuan pas gati 17 orësh.

Tërmeti, i cili sipas Agjencisë turke të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave, ishte me magnitudë 6,6 rihter, u mori jetën edhe 2 të rinjve në ishullin Samos në Greqi, ku edhe aty pati disa ndërtesa të shembura. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos