Rritja e çmimeve: Kafeja, produkti i radhës që do të shtrenjtohet me 10-15 lekë

Nga A2 CNN
23 Shtator 2021, 19:45 | Ekonomi
Rritja e çmimeve: Kafeja, produkti i radhës që do të

Reaksioni zinxhir i rritjes së çmimeve pritet të prekë së shpejti edhe kafenë. Përfaqësues nga baret dhe restorantet thonë se shtrenjtimi vjen si pasojë e rënies së konsumit si dhe rritjes së çmimit të lëndës së parë që vjen nga importi.

Kafeja, ndër produktet më popullore e njëherazi më të konsumuara nga shqiptarët pritet të pësojë rritje të çmimit me 10 deri në 15 lekë.

Enri Jahaj, Kryetari i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve tregon se shtrenjtimi me 10 deri në 20 për qind do vijë për tre arsye:

“Kemi një ofertë të lartë kundrejt një kërkese të ulët dhe tregu duhet të normalizohet. Lëndët  e para po rriten dita-ditës dhe automatikisht sjell rritjen e çmimeve. E treta është që xhiro e munguar sjell rritje të çmimeve se fitimi i munguar duhet rikuperuar”.

https://a2news.com/2021/09/07/shtrenjtohet-buka-cmimi-rritet-me-10-leke-nga-disa-furra-shkak-mungesa-e-grurit/

Por, nga kur do duhet të paguajmë më shumë për produktin me të cilin për shumëkënd nis dita?

“Unë besoj që shumë shpejt, duke pasi bursa për kafen tregon që nuk e kemi pasur vit të mirë për kafen tregon që do të rritet. E para do rritet lënda e parë, ose oksigjeni i konsumatorit tonë që është kafja dhe pastaj të gjitha në rritje”, shprehet Jahaj.

Rritja e çmimit të kafesë si dhe produkteve të tjera të bareve dhe restoranteve vjen si reaksion zinxhir i shtrenjtimit të bukës si dhe produkteve të tjera të shportës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos