Rritja e çmimeve, Kosova përgatit paketë për përballimin e krizës

Nga A2 CNN
28 Tetor 2021, 14:43 | Aktualitet

Njësoj si Shqipëria, edhe Kosova është nën ethet e krizës së çmimeve, atyre të produkteve të shportës, por edhe të energjisë, siç ka ndodhur në Europë e më gjerë. Një ditë më parë, teksa kërkoi mirëkuptim dhe durim nga qytetarët, kryeministri Albin Kurti paralajmëroi se shumë shpejt qeveria do të ketë gati një paketë ndihme. Por, cilat janë pritshmëritë për përballimin e kësaj krize? A ka nisur ajo të ndihet në xhepat e qytetarëve, në çmimet e mallrave të konsumit të përditshëm? Çfarë duhet të përmbajë kjo paketë ndihme që pritet të publikohet nga qeveria? Për të gjitha këto, në një lidhje direkte nga Prishtina me “Ditarin” në A2 CNN ishte eksperti i ekonomisë, Mustafë Kadriaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos