
Rritja e rasteve pozitive me koronavirus ka detyruar autoritetet në Moskë që të vendosin masa të tjera kundër përhapjes së pandemisë që prekin dhe organizimet për Euro 2020.
Kështu kryebashkiaku i kryeqytetit rus, Serghei Sobyanin vendosi që të mbyllë zonat e dedikuara për tifozët, të cilët mblidheshin për të parë ndeshjet e kompeticionit të rëndësishëm europian të futbollit.
Nuk do të lejohen dhe eventet me më shumë se 1000 persona dhe diskotekat. Gjithashtu, disa restorante do të nisin dhe “eksperimentin” ku do të pranojnë vetëm persona të vaksinuar. (A2 Televizion)