
Minatorët protestuan për pak minuta para Kryeministrisë, duke kërkuar miratimin e statusit. Ndonëse të paktë në numër, në këtë 1 maj minatorëve iu bashkuan edhe përfaqësues të sindikatës së mësuesve.
Një ditë më parë, në takimin mes disa ministrave dhe sindikatave të minatorëve, u theksua se vitin e kaluar u aksidentuan 195 punëtorë.
Ndërsa sindikatat kërkojnë shlyerjen e pagave të prapambetura dhe miratimin e statusit.
Protesta e fundit e minatorëve para Kryeministrisë u zhvillua më 23 prill, ndërsa parashikohet rritja e revoltës, nëse kushtet e tyre nuk plotësohen.
Mungesa e sigurisë në punë dhe pagat e ulëta mbetën 2 prej problematikave kryesore të punëtorëve shqiptare, ndonëse premtimet për realizimin e kërkesave të tyre, nuk mungojnë asnjëherë. (A2 Televizion)