“Rroftë rinia e lirë! Fundi i Katovicës. Sot vendosim ne”

Nga A2 CNN
7 Janar 2019, 12:14 | Aktualitet

Moti i ftohtë ka pushtuar Tiranën dhe të gjithë vendin, por studentët, ashtu siç kishin paralajmëruar, dolën në protestë ditën e sotme. Ata nuk tërhiqen edhe pse Kryeministri largoi ministren Nikolla. Kërkesave të tyre i shtohet edhe ajo për anulimin e ligjit të Arsimit të lartë.

Ndërsa pjesa më e madhe e studentëve janë vendosur përballë Kryeministrisë, një pjesë e vogël prej tyre janë kujdesur që të mbulojnë me banderola e meme Korpusin Universitar.

Një banderolë e madhe u shpalos në Korpusin Universitar me një karikaturë dhe një mbishkrim: “Rroftë rinia e lirë! Fundi i Katovicës. Sot vendosim ne”.

Reagon Rama: Mbyllja me dhunë e fakulteteve, fytyra kuptimplotë e pengmarrjes së protestës

Kryeministri Rama ka reaguar në mesitë në lidhje me mbylljen e dyerve të disa fakulteteve.

https://twitter.com/ediramaal/status/1082234372479221760

Kryeministri, në një postim në “Twitter”, shkruan se “mbyllja me dhunë e dyerve të disa fakulteteve është fytyra kuptimplotë e pengmarrësve të një proteste shembullore, e cila tanimë ka hyrë në fazën e realizimit të kërkesave bazë dhe zhvillimit të një Dialogu të brendshëm për nevojat specifike të çdo fushe studimesh”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos