Në përkujtimin e dëshmorit të atdheut, nënkomisar Saimir Hoxha, Drejtori i Përgjithshëm zgjodhi të përcjellë dhe mesazhe për të gjithë trupën nën uniformë. Në një ditë kur policia vijon të jetë e përfolur në lidhje me grupet kriminale Muhamet Rrumbullaku kërkoi ndershmëri te çdo punonjës policie pasi vetëm kështu tha ai dëshmorët mund të prehen të qetë. (A2 Televizion)
Rrumbullaku, mesazhe të qarta çdo efektivi në përkujtimin e nënkomisarit Saimir Hoxha
