Ruani fëmijët nga fruthi, mjekët: Evitoni vendet e populluara

Nga A2 CNN
19 Mars 2019, 15:50 | Sociale
Ruani fëmijët nga fruthi, mjekët: Evitoni vendet e populluara

Vetëm në dy muaj e gjysmë, 44 fëmijë janë shtuar në QSUT për komplikacione të rënda nga fruthi.

Mjekët tregojnë se edhe aktualisht fëmijët në gjendje më të rëndë janë të moshës 6 muajshe, të cilët ende nuk kanë kryer vaksinën.

Mjekët tërheqin vëmendjen e prindërve për të mos i nxjerrë fëmijët në ambiente të mbipopulluara pasi fruthi është në qarkullim. Ndërsa nënat duhet të kapin në kohë shenjat e para të sëmundjes.

Fruthi qarkullon në vendin tonë që nga viti 2018. Më së shumti sëmundja infektive ka prekur moshat nën 2 vjeç për shkak se të miturit ose nuk kanë arritur moshën e vaksinimit, 1 vjeç, ose u është shtyrë nga prindërit.

Mjekët thonë se fruthi është një sëmundje që shkakton dhe vdekje, ku vetëm këtë vit kanë humbur jetën nga komplikacionet dy fëmijë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos