
Deputetja demokrate Rudina Hajdari sulmoi kreun e PD, Lulzim Basha pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 30 qershorit. Sipas deputetes Hajdari duhet të marrë fund ideja e ardhjes në pushtet me dhunë.
“Ndonjëherë duhet të dështosh tërësisht në diçka në mënyrë që të marrësh drejtimin e duhur. Mungesa e demokracisë brenda partive ka shkatërruar vijat ideologjike, duke e lënë vendin pa një të djathtë dhe me një autokrat.
Çfarë do ndodhë nga sot e në vazhdim do jetë vendimtare për të djathtën. Ringritja e së djathtës klasike është e domosdoshme dhe teoria e ardhjes në pushtet me forcë duhet të marrë fund”, shkruan Hajdari në rrjetin “Facebook”.
Mbrëmjen e së dielës dhe ish nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli lëshoi akuza të ashpra ndaj kreut të demokratëve Lulzim Basha. (A2 Televizion)