Berisha, thirrje Komisionit Europian: Analizë rrezikut të narkoshtetit shqiptar për BE dhe rajonin

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2026, 23:24 | Politikë

Kreu demokrat Sali Berisha i kërkoi Komisionit Europian të analizojë me kujdes situatën në Shqipëri, pasi, sipas tij, narkoshteti përbën një rrezik të madh për rajonin dhe Bashkimin Europian.

Për Berishën, shqetësimi për paratë e krimit duhet të merret seriozisht, shkruan A2.

"I bëj thirrje Komisionit Europian të mos dëgjojë burokratë të cilët edhe para tetë muajve në mbledhje sulmonin Sali Berishën se flet për narkoshtet dhe narkoeuro. Të analizojë gjendjen në Shqipëri, se një narkoshtet është rrezik i madh edhe për rajonin, edhe për Bashkimin Europian. Nuk janë pak 18 apo 24 miliardë para krimi. Kanë potencial të jashtëzakonshëm dhe përshëndes qëndrimin e Partisë Popullore, e cila, pasi solli një mision faktmbledhës, konkludoi në një rezolutë për shqetësimin dhe rrezikun e vërtetë të narkove", tha Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos