Pas shmangies në Manastir, Rama dhe Kurti shtrëngojnë duart në Bruksel

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2026, 23:38 | Politikë

Dy ditë pas ceremonisë me agjenda të ndara në Manastir, ku sipas raportimeve mediatike shmangën takimin mes tyre, Edi Rama dhe Albin Kurti shkëmbyen përshëndetjen e shumëkomentuar në Bruksel.

Kryeministri Rama dhe ai i Kosovës Kurti janë takuar në kuadër të samitit që u zhvillua në kryeqendrën evropiane, nën drejtimin e Presidentit të Këshillit Evropian, António Costa, dhe Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, shkruan A2.

Këtë herë, ndryshe nga ajo që ndodhi në ceremoninë e organizuar për Ditën e Alfabetit në Manastir, dy liderët kanë shtrënguar duart, duke mos e lënë pa një episod të ri kronikën e marrëdhënieve të tyre.

Në pamjet nga nisja e samitit, Kurti shihet duke u pritur nga drejtuesit e institucioneve evropiane, ndërsa Rama dhe Kurti kanë dhënë deklarata të ndara për mediat përpara hyrjes në seancën.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos