
Mediat ruse deklarojnë se forcat ushtarake vijojnë ofensivën në pjesën lindore të Ukrainës dhe së fundi kanë marrë kontrollin e Khersonit dhe institucioneve kryesore të këtij qyteti.
Sipas disa videove të shpërndara në rrjetet sociale, trupat ruse shihen tek hyjnë në godinën e bashkisë së Kherson për të hequr prej aty flamurin ukrainas dhe vendosin në vend të tij atë rus.
Qyteti i Khersonit është kthyer në një sheshbetejë të madhe dhe raportimet e fundit flasin se rusët do të organizojnë atje një referendum për shpalljen e pavarësisë nga Ukraina. (A2 Televizion)