
Autoritetet lokale në lindje të Ukrainës, bëjnë me dije se forcat ruse kanë shkatërruar të gjitha urat që të çojnë në qytetin e Severodonetsk, i cili prej javësh është fushëbeteja kryesore.
Tashmë, sipas guvernatorit Serhiy Haidai dërgimi i furnizimeve dhe evakuimi i civilëve nga qyteti i Severodonetskut, është pothuajse i pamundur.
Luftimet e ashpra po zhvillohen në qytetin lindor ku zyrtarët ukrainas thanë se artileria ruse kishte dëbuar forcat e saj nga qendra. Për javë të tëra, marrja e kontrollit të Severodonetsk, ka qenë objektivi kryesor ushtarak për Rusinë.
Kontrolli i Severodonetsk dhe Lysychansk do t'i jepte Moskës kontrollin e të gjithë rajonit të Luhansk, shumica e të cilit tashmë kontrollohet nga separatistët e mbështetur nga Rusia.
Të tria urat në Severodonetsk u shkatërruan, tha zoti Haidai në Telegram. Ata banorë të mbetur në qytet mbijetojnë në "kushte jashtëzakonisht të vështira", shtoi ai. (A2 Televizion)