Rusët ulin flamurin ukrainas në “Sheshin e Fitores” në Melitopol

Nga A2 CNN
14 Mars 2022, 22:05 | Bota
Rusët ulin flamurin ukrainas në “Sheshin e Fitores”

Ushtarët rusë kanë ulur flamurin e Ukrainës në një prej shesheve kryesore të qytetit të Melitopol, kontrollin e të cilit e kanë marrë në 26 shkurt.

Sipas disa mediave, flamuri ukrainas u ul nga disa punonjës të shërbimit publik në “Sheshin e Fitores” në Melitopol, për të vendosur më pas atë të Rusisë.

Melitopoli ishte një nga qytete e para që u kontrollua nga rusët. Ata arrestuan menjëherë kryebashkiakun e zgjedhur ligjërisht Ivan Fedorov, për ta akuzuar disa ditë më vonë për terrorizëm.

Më pas në krye të bashkisë u caktua Galina Danilchenko, e cila tentoi të shpërndante këshillin bashkiak për të krijuar një Komiteti Popullor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos