Protestuesja e guximshme, nxjerr parullën kundër luftës në televizionin rus

Nga A2 CNN
14 Mars 2022, 20:53 | Bota

Një protestues arriti të hynte në studion e lajmeve në televizionin shtetëror rus duke mbajtur një pankartë kundër luftës në Ukrainë.

Në pamjet e shpërndara në kohë rekord në Rusi, shihet protestuesja që hyn në emisionin e lajmeve që po mbahej drejtpërdrejt në Channel One me pankartën.

“Jo luftës. Mos i besoni propagandës, po ju gënjejnë. Rusët janë kundër luftës”.

Sipas raportimeve, protestuesja është identifikuar si Marina Ovsyannikova, një punonjëse e kanalit televiziv. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos