Nëse ankoheni nga i ftohti, ju sugjerojmë që më mirë të mos i shihni këto foto! Rusët festojnë sot Epifanian, festën e Ujit të Bekuar.
Pavarësisht temperaturave që shkojnë deri në -40 gradë celsius në disa rajone të Rusisë, më shumë se 2.4 milionë njerëz kanë festuar edhe pse jo të gjithë kanë praktikuar ritin që kujton pagëzimin e Jezusit nga ana e San Giovani Battista.
Në një zonë në lindje të Moskës, me qindra persona u zhytën në ujëra të ngrira duke sfiduar të ftohtin.
Por këtë vit mungoi Vladimir Putin, i cili e praktikoi ritin vitin e kaluar. (A2 Televizion)