Anijet luftarake ruse dhe kineze kanë realizuar për herë të parë një patrullim në perëndim të Oqeanit Paqësor.
Bashkëpunimi mes dy vendeve vjen në një kohë që marrëdhënia e tyre me Perëndimin është në nivelet më të ulta që nga Lufta e Ftohtë.
Manovrat e marinës ruse dhe asaj kineze u realizuan në Ngushticën Tsugaru, që ndan Japoninë nga ishulli i saj verior, Hokkaido.
Japonia i vëzhgoi nga afër manovrat e anijeve luftarake të Kinës dhe Rusisë në këtë ngushticë, që konsiderohen si ujëra ndërkombëtare. (A2 Televizion)