
Ministria ruse e Mbrojtjes, në një deklaratë këtë të diel, pretendon se ka shkatërruar të gjitha arsenalin e forcave ajrore të Ukrainës.
Lajmi është raportuar nga agjencia ruse e lajmeve, Tass, e cila theksoi se, “praktikisht, të gjitha forcat ajrore të gatshme për betejë të regjimit të Kievit janë shkatërruar”.
Të dielën, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, me anë të një videoje në Twitter sulmoi liderët perëndimorë, duke theksuar se nëse nuk i japin avionë për të mbrojtur veten, do të thotë se ata duan që ukrainasit të vdesin pak nga pak.
“Janë hedhur predha kundër qytetit tonë paqësor Vinnytsia, që nuk ka qenë kurrë një kërcënim për Rusinë. Sulmi brutal dhe cinik me predha ka shkatërruar plotësisht aeroportin e këtij qyteti”, tha Zelensky, i cili u bëri thirrje shteteve që të mbyllin hapësirën ajrore ose të furnizojnë me avionë ushtarakë Ukrainën. (A2 Televizion)