Rusia kërcënon vendin anëtar të NATO: Zhblloko kalimin e mallrave, ndryshet do të reagojmë

Nga A2 CNN
20 Qershor 2022, 18:43 | Bota
Rusia kërcënon vendin anëtar të NATO: Zhblloko kalimin e

“Vendimi i Lituanisë për të limituar tranzitin e mallrave në rajonin e Kaliningradit është e paligjshme dhe e paprecedentë”, kështu u shpreh zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov gjatë një interviste për agjencinë e lajmeve TASS.

“E kuptojmë se vendimi vjen si pasojë e sanksioneve të Bashkimit Europian, por besojmë se kjo gjë është e paligjshme. Në ditët që vijnë do të zhvillojmë një analizë më të detajuar dhe do të reagojmë me të gjitha mënyrat”, shtoi Peskov.

Pas kësaj deklarate i menjëhershëm ishte dhe reagimi i Vilniusit zyrtar. Ministri i Jashtëm, Gabrielius Landsbergis deklaroi se limitimi i kalimit të mallrave në enklavën ruse vjen si pasojë e hyrjes në fuqi të sanksioneve të vendosura nga BE. Ai shton se nga kjo masë nuk preken të gjitha mallrat, por kryesisht eksporti i çelikut.

Edhe përfaqësuesi i lartë i BE, Josep Borrell doli në krah të Vilniusit pas kërcënimit të Rusisë.

“Kalimi tokësor mes Kaliningradit dhe Rusisë nuk është bllokuar. Pasagjerët dhe mallrat që nuk janë pjesë e sanksioneve vijojnë të kalojnë transit. Lituania nuk ka marrë asnjë kufizim unilaterale, por thjesht ka aplikuar sanksionet. Pjesa tjetër është vetëm propagandë”, shtoi Borrell. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos