Një ditë më parë, Bashkimi Europian miratoi një paketë të nëntë të sanksioneve ndaj Rusisë, si një përpjekje të radhës për të goditur ekonominë e saj dhe paralizuar kapacitetet ushtarake. Lufta në Ukrainë ka hyrë tashmë në muajin e 10-të, por Rusia duket se nuk është dobësuar aq sa do të priste perëndimi. Për të kuptuar më shumë se ku janë përqendruar këto sanksione, sa po e dëmtojnë ato Rusinë, çfarë impakti ka në Europë jep detaje producenti i ekonomisë në A2 CNN, Angelo Haruni. (A2 Televizion)
Rusia nuk njeh krizë, perëndimi me 9 paketa sanksionesh ndaj Kremlinit
