Rusia nuk njeh më kufijtë, bombardon gabimisht qytetin e saj

Nga A2 CNN
21 Prill 2023, 13:46 | Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes në Moskë bën me dije se një avion luftarak rus, aksidentalisht, bombardoi qytetin e Belgorodit gjatë natës, pranë kufirit me Ukrainën. Guvernatori Vyacheslav Gladkov deklaron se një shpërthim i fuqishëm u dëgjua duke lënë një krater 20 m në qendër të qytetit. Dy gra mbetën të plagosura nga ky incident, ndërkohë që shumë ndërtesa përreth u dëmtuan. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos