Rusia qëllon në fabrikën e avionëve Antonov në Ukrainë

Nga A2 CNN
14 Mars 2022, 09:09 | Bota
Rusia qëllon në fabrikën e avionëve Antonov në

Objekti i prodhimit të avionëve Antonov është goditur nga bombardimet ruse. Lajmi raportohet nga BBC, duke cituar autoritetet e qytetit.

Administrata e qytetit thotë se është goditur "uzina" e avionëve Antonov, duke saktësuar që nuk bëhet fjalë aeroportin Antonov.

Fabrika ndodhet në aeroportin Sviatoshyn, rreth 10 km nga qendra e qytetit të Kievit.

Videot e paverifikuara të shpërndara në mediat sociale tregojnë një shtëllungë të trashë tymi të errët mbi fabrikë.

Administrata e qytetit thotë se shërbimet e urgjencës janë në vendin e shpërthimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos