Kriza e koronavirusit ka shkaktuar një tronditje të vërtetë për buxhetin e shtetit. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, vetëm për periudhën janar- maj të këtij viti, arkës së financave publike i mungojnë 27.7 miliardë lekë kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Rënia e të ardhurave është ndjeshëm më e thellë sesa parashikimi prej 19.1 miliardë i bërë nga dikasteri i Financave. Të gjithë zërat janë në rënie, duke reflektuar situatën e vështirë që po kalon biznesi dhe ekonomia. Një krizë që ka gjunjëzuar konsumin, i ka lënë bizneset pa likuiditet dhe buxhetin e shtetit pa para. Do të flasim mbrëmjen e sotme pikërisht për këtë situatë, por edhe për pagat e luftës, ata që i kanë marrë dhe ata që presin t'i marrin, duke iu referuar problematikës me rreth 1900 bizneset që nuk kanë aplikuar për këtë ndihmë për punonjësit e tyre. (A2 Televizion)
Sa të papunë ka nxjerrë kriza e koronavirusit? - A2 Business Week 17/06/2020
