Sali Berisha: Yuri Kim po sillet si dikur ambasadori sovjetik në Tiranë

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2021, 13:48 | Politikë
Sali Berisha: Yuri Kim po sillet si dikur ambasadori sovjetik në

Në fjalën e tij në Kuvendin kombëtar të Partisë Demokratike, Sali Berisha, sulmoi me fjalë sërish ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim.

Berisha u shpreh se Yuri Kim po sillet si dikur ambasadori sovjetik në Tiranë. “Në kulmin e korrupsionit dhe shndërrimin e Shqipërisë në protektorat të krimit të organizuara, përfaqësuesi i vendit të madh mbajti ligjërata të tëra në mbështetje të qeverisë, ndërsa sulmoi opozitën.

Në një kohë kur, me shumë të drejtë, propozohen dhe ndëshkohen nga drejtësia trafikantë, një trafikant tjetër dërgohet në shtëpinë e bardhë. Procesi i këtij trafikanti shpallet si proces politik i kohës së diktaturës komuniste. A nuk janë këto standardet më të dyfishta? A vijnë këtë nga SHBA? Jo, këto vijnë nga mafia e Soros.

Edhe më keq akoma. Në maj të këtij viti, DASH shpall “non grata” Sali Berishën, 8 vite pasi kishte dhënë dorëheqjen, njeriun që ishte lavdëruar më shumë se kushdo nga SHBA për luftën me sukses kundër korrupsionit”, u shpreh Berisha.

Berisha: Ky kuvend sjell PD-në në themelet e saj

“Ky kuvend monument i lirisë së shqiptarëve, monument i rithemelimit të PD. Ta shndërrojmë PD-në në partinë e idealeve tuaja, të vlerave konservatore, interesin kombëtar, integrimeve euroatlantike, por mbi të gjitha në partinë e anëtarit, në forcën politike që nesër në pushtet do të ketë në epiqendër qytetarin shqiptar, hallet dhe interesat e tij; në forcën politike që nesër në pushtet do të vendosë vlerat më të mëdha në shoqëri, dinjitenin njerëzor, familjen shqiptare, ekonominë e tregut, pronën.

Ky tubim i jashtëzakonshëm, ky kuvend i pashembullt në histori. Ky kuvend sjell PD në themelet e saj, si forcë politike të interesit kombëtar që sot vuan më shumë se kurdoherë tjetër, që nga diktatura. Sot përulem në mirënjohje të pakufishme ndaj studentëve liberatorë të dhjetorit ’90”, tha Berisha.

Më tej, Berisha foli edhe për Bashën, duke u shprehur se ai ngriti prita politike ndaj bashkëpunëtorëve të tij dhe nuk arriti asnjë fitore. “Çdo protestë që nisi nuk e përfundoi me sukses. Në 8vite ndërtoi monumentin e hiçit. Në 8 vite ne përfunduam si një forcë politike që nuk shihte asnjë fitore. PD i shëmbëllente një druri të thatë që nuk gjelbëron asnjëherë. Pas zgjedhjeve të vitit 2021, Basha u kujdes për karrigen e tij, për marrëveshjen”, tha Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos