Samiti digjital i Ballkanit Perëndimor, Kurti: Sulmet kibernetike po rrezikojnë sigurinë kombëtare

Nga A2 CNN
21 Shtator 2022, 15:40 | Kosova
Samiti digjital i Ballkanit Perëndimor, Kurti: Sulmet kibernetike po

Në kohën kur kërcënimet kibernetike po sprovojnë rëndë shtetet e rajonit, samitit digjital i Ballkanit Perëndimor, Prishtina 2022, mori një rendësi të veçantë. Kryeministri i vendit organizator të nismës që zhvillohet si pjesë e procesit të Berlinit, Albin Kurti tha se sulmet kibernetike rrezikojnë sigurinë kombëtare, prandaj digjitalizimi është prioritet i qeverisë së tij.

“Kemi shumë fusha që duhet të përmirësojmë, pasi ndërsa tentojmë të bëhemi më digjital jemi më të cenuar nga sulmet kibernetike. Këto të fundit nuk kanë vetëm aftësinë për të rrëzuar websajtet dhe shërbimet qeveritare por prekin rëndë edhe sigurinë kombëtare. Siç e dini para disa ditëve kemi pasur sulme kibernetike dhe kemi marrë masa operacionale të nivelit të lartë të sigurisë”, u shpreh Kurti.

Në samitin dy ditor mori pjesë edhe zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku, e cila tha se digjitalizimi tashmë është domosdoshmëri. 

“Digjtalizimi nuk është zgjedhje por domosdoshmëri. Për këtë arsye duhet të jemi në hap me zhvillimet e reja dhe si qeveri t’i mirëpresim ato… Jo shumë kohë më parë jemi vënë në shënjestër të një sulmi kibernetik, një sulm i organizuar në mënyrë profesionale nga një shtet tjetër, por reagimi ynë dhe aleatëve tanë ka qenë i shpejtë”, u shpreh Balluku.

Konferencës ju bashkua përmes një video-lidhjeje u kyç komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhely i cili tha se po përgatisin një program për sigurinë kibernetike, për t’u mbrojtur siç tha nga sulmet.

“Sa i përket sulmeve kibernetike që kanë ndodhur në Shqipëri, Maltë Zi dhe Kosovë, Bashkimi Evropian e ka mirë parasysh se sa i lartë është rreziku i këtyre sulmeve kibernetike, sidomos në fushën gjeopolitike ku Ballkani Perëndimor është. Prandaj në vitin 2022 kemi një strategji për ruajtjen nga sulmet kibernetike dhe për këtë jemi duke ndërtuar një program për sigurinë kibernetike që do të fillojë vitin e ardhshëm”.

Hakerat iranianë dyshohet se qëndrojnë pas sulmit ndaj sistemit TIMS, në Shqipëri e po ashtu infrastruktura informative e Kosovës ra pre e një sulmi kibernetik disa ditë më parë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos