Samiti i Procesit të Berlinit do të mbledhë në Tiranë, më 16 tetor, liderët e rajonit dhe të BE-së për të diskutuar mbi integrimin e Ballkanit Perëndimor dhe bashkëpunimin rajonal. A2 CNN ka mësuar se kryeministri Edi Rama, si mikpritës, ka zgjedhur ambientet e reja të Piramidës për të mbajtur këtë takim në kryeqytetin shqiptar. (A2 Televizion)
Samiti i Berlinit te Piramida, vjen Scholz dhe Sunak, Macron dy ditë edhe për vizitë zyrtare
