
Tekniku portugez, Fernando Santos reagoi për herë të parë për ndeshjen që ekipi i tij humbi me rezultatin e thellë 4-2 përballë Gjermanisë.
“E studiuam ndeshjen me Gjermaninë dhe të gjithë ishim të mendimit që nuk ishim ne në fushë”, kështu u shpreh trajneri portugez Fernando Santos përpara ndeshjes së radhës në grup me Francën.
“Kur pëson katër gola, diçka nuk shkon. Nuk ka justifikim. Skuadrat që pretendojnë duhet të sulmojnë mirë dhe të mbrohen mirë. Kualifikimi ynë varet vetëm nga ne”, shtoi numri një i pankinës portugeze. (A2 Televizion)