Calhanoglu, bëhet zyrtarisht futbollist i Interit

Nga A2 CNN
22 Qershor 2021, 19:38 | Futboll
Calhanoglu, bëhet zyrtarisht futbollist i Interit

Hakan Calhanoglu është zyrtarisht një lojtar i Interit. Klubi zikaltër ka bërë të ditur nënshkrimin me futbollistin turk, i cili u largua nga Milani pas përfundimit të kontratës.

Pas vizitave mjekësore, mesfushori përshëndeti ish-ekipin e tij me një mesazh në Instagram: “Faleminderit për gjithçka”. Më pas, ai nënshkroi një kontratë 3-vjeçare nga e cila do të përfitojë 5 milionë euro në sezon plus një bonus.

Calhanoglu u kthye në Milano mbrëmjen e së hënës, pasi Turqia u eliminua nga Euro 2020. Turku do të jetë një zëvendësues i denjë i danezit Eriksen pas problemeve që shfaqi në zemër gjatë Kampionatit Europian. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos